Live Traffic Feed

Rita Ora

Thursday, December 15, 2005

Ermal Fejzullahu interviev






“Shpatin e kam shok shumë të mirë. Jemi shpesh në koncerte, të dy punojmë, të dy jemi të suksesshëm pra, të dy jemi rivalë dhe shokë të mire”

Ai është një këngëtar i ri në moshë, por me një karrierë që kushdo do ta dëshironte. Brenda një kohe shumë të shkurtër djaloshi kosovar arriti të rrëmbente zemrat e shumë vajzave në mbarë trevat shqiptare, por edhe në botë, me hitet e tij romantike që vazhdojnë të jenë shumë të preferuara.







Ndryshe nga çfarë e shikojmë në skenë Ermali është tip shumë i qeshur dhe dashamirës. Komunikon lirshëm me këdo që e takon dhe nuk nguron të jape autografe si dhe ti përgjigjet telefonatave të shumta nga fansët e tij. Ermali i përgjigjet pozitivisht ftesës së gazetës "Albania" për një intervistë, madje duke u shprehur me superlativat më të mëdha në drejtim të gazetës " Albania" në Londër.

Gazeta ALBANIA - Si e përshkruan Ermali vetveten?

Së pari më lejoni të them që është një kënaqësi e madhe për mua që të jap këtë intervistë për gazetën e njohur dhe të lexuar të komunitetit shqiptar të Anglisë. Për veten?Unë jam një djalë i ri, i cili është në shkollën amerikane në Prishtinë ku dhe jetoj me familjen time.

“ALBANIA”-Çfarë vlerëson si virtytin më të mirë tek vetja?

Nuk di nëse duhet ta quaja virtyt të mirë apo të keq faktin që unë jam shumë i hapur me njerëzit, nuk jam aspak tip i ngurtë.

Gazeta ALBANIA -Po virtyti që nuk të pëlqen tek vetja?

Për Zotin nuk di.(mendohet)

Gazeta ALBANIA -Kjo do të thotë që je i kompletuar?

Jo në asnjë mënyrë.Nuk mendoj se ka njerëz të kompletuar. Ndoshta unë mund të kem shume defeke ose ndoshta pak, por të them të drejtën akoma nuk i kam vërejtur tek vetja virtytet e mia negative.

Gazeta ALBANIA -Je rritur në një familje këngëtarësh.Sa ka ndikuar jo në karrierën tuaj?

Dua të them se në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz të lindur për muzikë, mirwpo nuk i është dhënë mundësia që të provohen.Unë gjithë suksesin ja dedikoj babait tim Sabri Fejzullahu duke qënë se emri i tij më kan nxitur edhe mua të merrem me muzikë, por nuk mund të lë pa përmendur edhe punën time të palodhshme. Megjithatë unë falenderoj zotin që kam lindur në këtë familje.

Gazeta ALBANIA -E mban mend momentin kur je ngjitur për herë të parë në skenë?

Kam qënë rreth 16 vjeçar kur këndova këngën e parë titulluar "Tashe trashe" dhe mora pjesë në " SHOW FEST"që organizohet çdo vit në Kosovë. Aty u vlerësova me çmim të parë.

Gazeta ALBANIA -Pra e ke nisur karrjerën me çmim të parë?

Po, por që ta dini babai im nuk dëshironte që unë të merrem me muzikë dhe ka qënë daja im që më mbështeti pa e dëgjuar atë çfarë thoshte im atë.

Gazeta ALBANIA -Pas "Show fest"si vijoj karrjera për Ermalin?

Gjithçka nisi gradualisht. Realizova edhe këngë të tjera dhe një pjesë ë tyre janë kthyer menjeherë në "hite" po ashtu kam marrë pjesë edhe në "Top Fest"edicionin e parë dhe të dytë dhe e vlerësoj shumë këtë pjesmarrjse sikurse edhe çmimet që kam fituar. Gjithashtu vitin e kaluar kam hedhur në treg albumin tim të parë titulluar "Për një dashuri"që arriti një numër rekord shitjesh. Besoj se rreth muajit shtator të këtij viti do të hedh në treg albumin tim të ri, pasi momentalisht po punoj shumë për ta arritur këtë.

Gazeta ALBANIA -Kënga juaj "Për një dashuri" ka rrëmbyer zemrat e shumë shqiptarëvë dhe vazhdon të ketë të njejtin sukses. Ju si e komentoni këtë fakt?

Ky është një stimulim që t'ja rrëmbej zemrat prapë..(qesh)

Gazeta ALBANIA -Mendon se vetëm kështu mund t'ia pushtosh zemrat publikut me këngë romantike?

Unë këndoj atë lloj muzike që më përshtatet. Kjo ështe rryma që preferoj.

Gazeta ALBANIA -Në cilin stil muzikor e gjen veten më mirë?

I pëlqej të gjitha silet muzikore nga muzika folklorike, patriotike, popullore etj, të gjitha pa përjashtim por këtë rrymë që po këndoj do të vazhdoj edhe më tej, pasi kjo është rryma që kam më për zemer.

Gazeta ALBANIA -Ke realizuar shumë koncerte dhe publiku ju ka pritur shumë mirë. A mund të veçosh një nga momentet më emocionuese gjatë koncerteve tua?

Momentalisht në çdo koncert jam shumë i mirpritur dhe kjo më jep një emocion të veçantë. Në Kosovë jam në koncert çdo javë dhe ndihem shumë i kënaqur nga mikpritja e publikut, por doja të veçoja Shqipërinë. Kam qënë në shumë qytete të Shqipërisë dhe çdokund e kam ndjerë publikun entuziast, madje në koncertin për ditën e verës në Tiranë kam ndjerë shumë emocione pasi publiku nuk më lejonte që të largohesha nga skena dhe kishin bllokuar edhe rrugën. Eshtë dashur një grup policësh që të mund të largohesha nga sheshi "Skëndërbej" drejt hotelit. Ishte një moment shumë emocionues që nuk mund ta harroj.

Gazeta ALBANIA -Si reagon Ermali kur dikush e pyet për jetën e tij private?

Bëj një jetë private si gjithë të tjerët, përveç faktit që i kam rralluar shumë daljet në publik Kjo për të ruajtur imazhin tim dhe momentet kur jam pranë publikut në koncerte apo festivale. Nuk më pëlqen kur publiku të sheh çdo ditë në rrugë pasi imazhi i këngëtarit bie.

Gazeta ALBANIA -I ke kënduar shumë dashurisë. Po vetë Ermali është I dashuruar?

(hesht…)Momentalisht nuk jam i dashuruar.Vetëm kaq mund të them.

Gazeta ALBANIA -Të gjithë djemtë mburren për numrin e të dashurave. Po Ermali çfarë do të thoshte?

Tani nuk më kujtohet pasi unë nuk i kam numëruar të dashurat e mia. Në këtë drejtim jam shumë i kujdesur e nuk mund të kem lidhje me çfrado vajze.Por kam patur edhe unë historitë e mia të dashurisë. Numrin do ta them pas intervistës në mënyre private…(qesh)“ALBANIA”-Shpat Kasapi është përfolur shumë si rivali juaj kryesor.A egziston një rivalitet i tillë?Shpatin e kam shok shumë të mirë sikurse e vërtetove edhe vetë ne Tiranë gjatë koncertit në "Festën e Muzikës". Jemi shpesh bashkë në koncerte dhe përsa i përket shoqërisë nuk ka asnje pikë rivaliteti, mirpo të dy punojmë, të dy jemi të suksesshëm pra, të dy jemi rivalë dhe shokë të mirë.

Gazeta ALBANIA -Kush janë njerëzit më të dashur për Ermalin?

Së pari daja im Hysi që është edhe menazheri im.Ai jeton këtu në Londër dhe kjo është arsyeja që unë jam shpesh në Londër. Por sigurisht edhe familja ime që i dua shumë.

Gazeta ALBANIA -Çfarë marrdhëniesh keni me fansat e tu?

Kam marrdhënie me të vërtetë shumë të mira.me të gjithë fansat e mi.

Gazeta ALBANIA -Ke kontakte me ta?

Po, shumë më telefonojnë shpeshherë dhe unë i përgjigjem me shumë dashamirësi madje edhe në momente të papërshtatshme, por unë dua që gjithmonë të jem në kontakt me fansat e mi.

Gazeta ALBANIA -Po surpriza më e bukur që mban mend nga fansat?

Ka shumë. Sidomos letra dhe dhurata që vijnë në shtëpinë time por mbaj mend në koncerte kur vajzat hiqnin varëset apo vathët e mi jepnin mua. Ishte një surprise që tashmë përsëritet në shumë koncerte.

Gazeta ALBANIA -Çfarë bën me këto dhurata?

I ruaj. Bashkë me gazetat apo revistat e shumta që kam në shtëpi të koleksionuara dhe shpeshherë kur jam vetën në shtëpi i lexoj dhe kam nostalgji për momentet që kam kaluar.

Gazeta ALBANIA -Së fundmi një mesazh për gjithë lexuesit e gazetës sonë si dhe fansëve tu?

Lexojeni gjithmonë gazetën "Albania" pasi kjo është mënyra e vetme që komuniteti shqiptar në Angli të jetë në kontakt me gjithshka që ka të bejë me ta. E kam lexuar shpeshherë këtu në Londër gazetën tuaj dhe shpreh konsideratën time personale për punen e stafit tuaj.
Gjithashtu përshëndes të gjithë fansat e mi dhe i thëm që Ermali nuk do t'ju zhënjejë kurë por do të punoj akoma më shumë vetëm për ju.Suksese të mëtejshme nga redaksia e gazetës "ALBANIA"

Gazeta ALBANIA -Faleminderit dhe suksese edhe juve.Bisedoi Ervis Maja

Komenti Juaj Per Ermalin Ketu Posht!