Live Traffic Feed

Rita Ora

Saturday, December 10, 2005

Genta Ismaili


Gentiana Ismaili in festival Kenga Magjike!








Genta Ismaili triumfoi serish ne festivalin KENGA MAGJIKE 2005
16 ditë me radhë shikuesit dhe dëgjuesit kanë pasur mundësi t’i ndjekin dhe ti votojnë plotë 32 artist dhe grupe pjesëmarrëse në festivalin tanimë tradiconal Kënga Magjike 2005, pas prezantimit të natës së parë dhe të dytë të kësaj mbrëmje muzikore që u mbajtën më 11 dhe 12 nëntor, erdhi koha edhe për natën e tretë dhe natën finale apo siq quhet nga të tjerët nata e shpërthimit të emocioneve dhe lotëve nga pjesmarrësit dhe shikuesit e këtij festivali. Pikërishtë më 13 nëntor në skenën e pallatit të kongreseve në Tiranë, në regji të regjisorëve Kosovarë Agron Vula dhe Astrit Idrizi, në moderim të Show Menit më briliant të trojeve shqiptare Ardit Gjebreas filloi edhe mbrëmja finale e festivalit Kënga Magjike 2005 .Ethet e forta të 32 artisteve dhe grupeve pjesemarrese në festival, emocionet dhe surprizat që i sajon në mënyrë briliante Arditi dhe mbi të gjitha lotët e gëzimit ishin pikërishtë epilogu i kësaj natë që Tirana i ofroi publikut shqiptar.
Në këtë mbrëmje pas një konkurence dhe emocioni të fortë u shpërndanë edhe çmime të shumta, siq janë:



Çmimi i Publikës - që i takoi këngëtarit Shpat Kasapi më këngën: Pran buzëve të tua, me muzikë dhe orekstracion nga Maki dhe me tekst të Arsim Bunajku, pastaj Çmimi i kritikës që i takoi këngëtares po ashtu nga Shkupi Altuna Sejdiut – Tunës më këngën Testamenti, me muzikë të Kaliopit, në orkestrim të Darko Dimtrov dhe me tekst të Aida Barakut, kjo këngëtare nga shkupi triumfoi edhe me vendin e katërt. Sa më afër fundit të spektaklit aq më afër shpërthimit të vullkanit të emocioneve, këtë e shikuam kur po afrohej edhe momenti për ndarjen e çmimeve kryesore për tre vendet e para, ku me vendin e tret u shpërblye këngëtari Florian Mumajaci – Flori me këngën Me sy mbyllur, po me këtë këngë ai triumfoi edhe me çmimin kënd -autori më i mirë i këtij festivali, ndërsa vendi i dytë i këtij festivali i takoi Grupit nga Prishtina Aurora, me këngën Lele Kaqurrele me muzikë nga Nazmi Sfishta dhe Ylli Valla, në orkestër të Artan Regjepit dhe me tekstin e vet grupit Aurora ata rrëmbyen edhe disa çmime. Tani po afrohemi te vendi i pare, pikrishtë aty ku egzitsojn surprizat dhe të papriturat, aty ku çdo pjesëmarrës të festivalit e kaplojnë ethet, por ethet emocionet dhe lotët shpërthyen kur për të dytën here me radhë çmimi i vendit të parë i takoi Kosovës dhe pikërishtë këngëtares sharmante Gentiana Ismailit–Gentës, me këngën Nuk dua tjetër nga Produksioni i Adrian Hilës, produksioni i njejtë i cili nxorri edhe fituesin e vitit të kaluar të këtij festivali, por ky nuk është vetëm sukses i produksionit dhe i Adrian Hilës, ky nuk është sukses vetëm i këngëtares Gentaiana Ismaili, por sukesi kësaj radhe i takoj të gjithëve që këtë festival e shëndrruan në një spektakël të veqantë, duke filluar nga Publiku, Arditi, Regjisorët, Produksionet dhe Këngëtarët, pra mëritat i takojnë të gjithëve, Urimet e lshojnë dallgën mbi të gjithë të lartëpërmendurit por mbi të gjitha mbi PUBLIKUN, Urime Genta, Urime të gjithëve, ISHIT TË HATASHËM.


6 comments: